Historiku

Sophie Caffe është brandi shqiptar i krijuar në fund të vitit 2013. Fjala Sophie vjen nga greqishtja e lashtë “sophos“, që do të thotë dije, maturi, zgjuarsi. Simboli ynë është bufi, simbol i zgjuarsisë dhe dijes. Slogani ” Remember Me ” vjen nga “coofree” që është një fshat në Afrikë, afër zonës ku është gjetur kafeja për herë të parë, e përkthyer në anglisht, kjo fjalë do të thotë “remember me” (më kujto). Janë këto vlera që na duhen ne dhe bashkëpunëtorëve tanë, për të ofruar dhe shprehur atë që kemi menduar e krijuar dhe vazhdojmë të krijojmë çdo ditë, për njerëzit që na ndjekin në çdo hap.

Në vetëm 6 vite që nga 2013 Sophie ka arritur të hapë 22 kafene në të gjithë Shqipërinë, së fundmi për festat e fundvitit hapëm edhe Kosovën dhe më gjerë. Që në fillim Sophie shërbeu jo më shumë se 20 produkte të bëra vetë, ndërsa sot klientët tanë kanë mundësinë të zgjedhin mes 150 produkteve të ndryshme dhe të shëndetshme, të zgjedhura me kujdes dhe të përgatitura me shumë dashuri nga stafi ynë profesionist.

Main Menu